Besart Xhaferri: Qeveria e Shqipërisë, e vetmja në Evropë që krizën e naftës e shfrytëzon për të mbushur buxhetin në kurriz të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, deklaroi se çmimi i lartë i naftës po rëndon ekonominë dhe po varfëron qytetarët.Sipas tij, qeveria e trajton naftën si produkt luksi, duke nxitur blerjet jashtë vendit dhe duke krijuar pabarazi në treg. Ai paralajmëroi rënie të konsumit dhe rrezik për krizë ekonomike, duke theksuar se rritja e çmimeve do të prekë drejtpërdrejt jetesën. Sipas tij, deputetët e opozitës janë të kufizuar në ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe e vetmja formë reagimi mbetet përballja politike dhe mobilizimi qytetar.Xhaferri bëri thirrje për rritje të reagimit qytetar dhe protestave, duke theksuar se “fuqia e sovranit” mbetet mekanizmi i vetëm që mund të sjellë ndryshim në situatën aktuale.

Xhaferri ndwr tw tjera shprehet se: Shqipëria, me 1 milion mjete në qarkullim, harxhon naftë sa Kosova me 450 mijë mjete në qarkullim!

NOA

Qeveria e Shqipërisë është e vetmja në Evropë që krizën e naftës e shfrytëzon për të mbushur buxhetin në kurriz të qytetarëve më të varfër të kontinentit.Qytetarët e krahinave në kufi me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut furnizohen me karburant në vendet fqinje, jo vetëm me karburant, por edhe me produkte ushqimore.Ndërkohë, një problem për të cilin flitet pak është kontrabanda, teksa shqiptarët vidhen në cilësi, në sasi dhe në taksa.