Besart Xhaferri: Kryespekulanti imobiliar Edi Rama nxiti rritjen e çmimeve të karburantit!

Kryespekulanti imobiliar Edi Rama nxiti rritjen e çmimeve të karburantit!
Në këtë vend, nën regjimin e Edi Ramës, spekulimi është kthyer në ligj në sektorët që drejtojnë ekonominë.
Pas paralajmërimit të tij, sot disa kompani karburantesh kanë nisur rritjen e çmimit të naftës, ku nga 172 lekë për litër ka shkuar në 176 lekë për litër.
Karburanti është gjaku i ekonomisë dhe kjo rritje pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Qytetarët duhet të reagojnë urgjentisht përballë kësaj babëzie të kryespekulantit Rama që takson karburantin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut që e marrin naftën në Portin e Durrësit e shesin për qytetarët e tyre shumë herë më lirë se Narkoqeveria e Tiranës.
Sigal