Berisha vlerëson Sulën: Asgjë nuk e zhbën procesin e primareve! Unë po përgatis qeverisjen pas 12 majit

62
Sigal

Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli për mediat në hyrje të takimit të kryesisë së Partisë Demokratike.

Ai u pyet nga gazetarët për çështjen e Dashnor Sulës, i cili deklaroi se është lënë jashtë listës së Elbasanit.

“Asnjë gjë të tillë nuk ka. Ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kurrsesi që të mbajë një qëndrim, por kjo listë këto mundësi kishte. Nga lista e hapur nuk është përjashtuar ai. Ai ka meritat e veta.

Unë po e marr vesh nga ju. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Nuk e përjashtoj mundësinë që të më ketë dërguar mesazhe se telefoni im ka mijëra mesazhe. Por ajo që mund t’i them se ai është njeri i respektuar.

… Kjo nuk e zhbën procesin e primareve. Mos shkoni në ekstreme. Primaret janë një kriter themelor.

… Këto janë teknika të dëshpëruara. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën… Myzyr çfarë kishte sot në dëshmitë e Skapistëve në gjykatë. Shpëtuat ju nga një telefonatë nga Lali Vjedhësi që të shkruani këto e të bëni ato? Më të votuarit janë në lista të sigurta. Disa prej tyre. Por të miratohet lista. Nuk më shkon mua të nxjerr listat tani. Ai deklaron por pastaj mund të ndryshojë mendim,” tha Berisha.

“… Unë më shumë po mendoj për qeverinë pas 12 majit. Tani unë po them që po përgatis qeverisjen e ardhshme. Nuk mund të pajtohen të papajtueshmet…,” shtoi Berisha.

I pyetur për largimin e një aleati nga koalicioni i djathtë, Berisha tha: “Sa ç’është i vjetër njeriu, është tradhtia. Nuk ke se çfarë i bën”.