Berisha thirrje DASH: Mos lejoni që Yuri Kim të ndërhyjë në proceset gjyqësore

196
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që ambasadorja Yuri Kim të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore në Shqipëri.

Berisha ka reaguar sërish për përplasjen e tij me ambasadoren dhe ka përsëritur edhe njëherë se kryediplomatja po ndërhyn në proceset e Partisë Demokratike, që kanë përfunduar në dyert e gjykatave.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Berisha e konsideron një akt të rëndë dhe të papranueshëm, ndërsa shton se gjykatat prezumohen të jenë të pavarura.

Reagimi i plotë nga Berisha: Gjate ketyre diteve, ne konferencat e mia per shtyp, sot paradite dhe te premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA ne Tirane ka nderhyre ne procesin e gjykimit te ankeses se paraqitur kunder vendimit te gjykates se Tiranes per regjistrimin e Statutit te Kuvendit te 11 dhjetorit  2021, ankim i cili eshte ne kundershtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktiken e gjykatave deri me sot.

Per nderhyrjen e saj per kete çeshtje ajo ka kerkuar ndihmen e qeveritareve te rendesishem te Partise Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim te kesaj nderhyrje, ambasadorja Kim pranoi permes nje tëitter se ka nderhyre ne sistemin e drejtesise.

Duke e konsideruar kete nderhyrje nje akt te rende dhe te papranueshem shtoj se gjykatat prezumohen te jene te pavarura dhe cdo nderhyrje pavaresisht makiazhit perben cenim te hapur te kesaj pavaresie dhe dhunon ligjet e  kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare te drejtesise te pavarur.

Kur presioni dhe nderhyrja vijne nga diplomate te huaj, pervecse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojne gjithashtu dhe konventat nderkombetare qe ndalojne rreptesisht kthimin e diplomateve ne aktore politike.

I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje nderhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim ne proceset gjyqesore dhe pavaresine e drejtesise ne Shqiperi. sb

Kjo është thirrja e dytë brenda ditës së sotme që Sali Berisha i adreson SHBA-ve. Më herët sot në një konferencë për shtyp, i bëri thirrje qeverisë amerikane që t’i kërkojë ambasadores Yuri Kim në Tiranë, që të ndalojë presionet në gjyq për procesin që lidhet me vulën e partisë, por edhe sulmet kundër tij.

Në përgjigjen e saj, Kim tha se nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre, atëherë SHBA do ta vazhdojë këtë gjë.

Përplasja Berisha-Kim erdhi ndërkohë që Gjykata e e Apelitka marrë në shqyrtim ankimimin e Enkelejd Alibeajt për vendimi i Gjykatës së Tiranës që i dha “vulën” e PD-së Rithemelimit.