Berisha: Të qëndrojmë të gatshëm për beteja të fuqishme!

164
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një mbledhje me grupin parlamentar demokrat në selinë e PD-së.

Në fjalën e tij Berisha u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të qëndrojnë të gatshëm për betejat që i presin në të ardhmen, ku në focus do të jetë rikthimi i votës së lirë dhe shembja e regjimit.

Berisha nënvizoi gjithashtu se nuk do të ketë stabilitet nëse preket vota e lirë. Sipas tij ky është një kërcënim vetëm pë rata që prekin votë e lirë të popullit.

“Edi Rama qëndron ai pas këtij akti kriminal ndaj më 6 dhjetor. Unë u ndala këtu për të qartësuar disa momente. Në të vërtetë opozita, me protestën e datës 6 dhjetor shënoi një fitore të jashtëzakonshme, të pakrahasueshme me një protestë tjetër, dhe kjo nuk lidhet me atentatin ndaj meje, por lidhet me zërin e fuqishëm ku e gjithë bota e kishte lajm kryesor se opozita ishte e tëra në këmbë për korrupsionin e Edi Ramës dhe lidhjet e tij me krimin.

Ata që kanë ardhur, kanë një meritë të jashtëzakonshme se e nxorën opozitën fitimtare atë ditë dhe më të motivuar se kurrë në betejat që kemi më përpara. Beteja që kanë dy objektiva të rëndësishme, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim.

Të vështira por të realizueshme. U çoj një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokratëve por dhe aleatëve të tyre, dhe i ftoj të qëndrojmë në këmbë për beteja të fuqishme që vendi nuk i ka parë ndonjëherë. Ata që përpiqen që t’u japin betejave tona karakter frikësues, iu them se jeni skllevër të një regjimi që iu ka zhveshur nga çdo gjë. Kjo është një betejë që të kthejë shtetin në një shtet ligjor dhe jo në një makineri elektorale.

Kur themi se s’ka stabilitet pa votën e lirë nuk kërcënojmë njeri ne por kërcënojmë vetëm ata që dhunojnë votën e lirë”, tha Berisha.