Berisha: Skandali në Elbasan edhe më i madh. Policët kanë frikë të arrestojnë banditët

545
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar rëndë Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako. Në një postim në Facebook, ndërsa i referohet mesazheve të ardhura nga qytetarë të ndryshëm, Berisha shprehet se Policia ka frikë të arrestojë të fortët e Qazim Sejdinit. Berisha shprehet se skandali i para pak ditëve në Elbasan, ku makina e policisë është përplasur nga një makinë e blinduar, në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, i cili njihet dhe si mik i fortë i kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini, ka krijuar panik tek qytetarët e këtij qyteti. Ata theksojnë se në këtë skandal të madh janë përfshirë edhe drejtues të lartë të policisë së shtetit, mes tyre dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Qytetarët, shton Berisha denoncojnë se të gjitha operacionet e policisë për kapjen e autorëve, mes tyre edhe djali i biznesmenit Çela dhe dhëndri i kryetarit të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, janë false, pasi uniformat blu komandohen nga bandat. Mesazhi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Rezultatet spektakolare në operacionin Çakos së drogës në Elbasan!: Operacionet farsë të Çakos së drogës, kundër bandës së Noriegës dhe don Lalës, që terrorizojnë natë e ditë qytetin e njerëzve fisnikë të Elbasanit! 
Sigal