Berisha: Rama të largohet, revolucioni demokratik filloi

475
Ish kryeministri Sali Berisha fton pasardhësin e tij të largohet një minutë e më parë, pasi sipas tij revolucioni demokratik sapo ka nisur.
“Revolucioni demokratik filloi. Nuk ka forcë në botë që t’i rezistojë. Edhe njëherë ftoj Edi Ramën të largohet një minutë e më parë, të dorëzojë pushtetin dhe të niset drejt koshit të plehrave të historisë. Ky është një revolucion i vërtetë sepse synon përmbysjen e banditokracisë, zëvendësimin e tij me vlerat e dekokracisë. Revolucionet janë ato që ndryshojnë rendin, ky është një rend banditokratësh”, tha Berisha.
Sigal