Gjatë fjalës në seancën e sotme plenare, Berisha ka kërkuar nga Rama të japë sqarime për pasurinë e tij, por ka shtuar se kjo do t’i nënshtrohet edhe një hetimi të plotë. ‘Në krye të kiriminalzimit qëndron mbajtësi i pushtetit ekzekutiv, unë do të jem shumë i hapur, nëse merremi me gjurmët e jo me ujkun, një delinkuent nuk meriton të jetë në kuvend por më i lig se ai është ai tjetri që ka ndërtuar pallatin 5 katësh, 900 metër katrorë pa asnjë faturë tatimore, doganore, sikur të ishte një plep dhe jo pallat në zemër të Tiranës”- tha Berisha.
Sipas Berishës nga njeriu që kishte deklaruar se kishte vetëm 3 mijë euro, si na u bë vila e teknologjisë më të fundit, po pallati pa asnjë faturë i bashkëshortes së kryetarit tuaj. “A keni ndërgjegje ju, ca shtet po bën po arrestoni fukarenj, po shko e prish po deshe në Durrës, si shtrihet 200 m në det pista e Gjushit, gjej vilat e Surrelit, me vendim për prishje e që si prek dot njeriu, ca ligji po bën”.
Ai ka akuzuar edhe Veliajn për pasurimin dhe vilën e ndërtuar. “Jeni dëshmitarë se me cfarë gjuhe u vërsul Veliaj kur unë i thashë për vilën e së shoqes, po tani që i dolën dokumentet me firmën e velicës, kjo përdoret në popullore, ka fol ndonjëherë ai këto ditë për vilën 200 mijë euro, po a ka fol ky, nuk flet se nuk e lë vila e Surrelit për vilën e tij, nuk flet dot, se ia mbyll gojën ai. Nuk kam asgjë pse ka vilë, po të tregojë me se e bëri, njëherë tha me Kurbanin, tani na thotë kam marrë kredi e dokrra, kurse ai nuk flet fare, a kemi standarde apo jo, kriminaliteti është ky në radhë të parë. Të shtrinë hetimet në interesin e popullit”- tha Berisha.