Ish-deputeti i PS-së, Taulant Dedja: Oligarku nuk e bën dot pis simbolin e qytetarisë të Elbasanit

443
Sigal

Ish-deputeti i PS, Taulant Dedja ka reaguar pas përplasjes që ndodhi ditën e sotme në Labinot të Elbasanit, midis biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit të PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi.

“Duke i njohur të dy individët, Lucën e peshkut në Labinot dhe profesorin Luçiano Boçi nga Elbasani, nuk hezitoj fare të them që rrugaçi është i pari!”,- shprehet Dedja në mesazhin e tij.


Mesazhi i tij i plotë:

Duke i njohur të dy individët, Lucën e peshkut në Labinot dhe profesorin Luçiano Boçi nga Elbasani, nuk hezitoj fare të them që rrugaçi është i pari!
Oligarku nuk e bën dot pis Prof. Boçin që është simbol i qytetarisë së Elbasanit!