Berisha: Rama po shuan universitetet! Një shofer i FSHZH paguhet 4 herë më shumë se një pedagog

105
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve të PD në Tiranë.

Sali Berisha deklaroi se qeveria e Ramës po largon edhe mësimdhënësit nga Shqipëria ndërsa shtoi se shoferi i FSHZH paguhet katër herë më shumë se një pedagog.

Urdhëroni se ç’bën me pedagogët, e diskutuam edhe në një mbledhje tjetër. Paguan shoferin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 4 herë më shumë se një pedagog. Kjo është e qëllishme, si të largojmë edhe këta mësimdhënës nga Shqipëria dhe të mbyllim universitetet, ti shuajmë.

Ky po krijon pasuri përrallore për veten e tij. A e dini ju se sot në Shqipëri nuk jepet një leje ndërtimi me sipërfaqe më shumë se 200 metra pa firmën e kryeministrit. Ju garantoj se një centralizëm i tillë nuk ka ekzistuar kurrë edhe në diktaturën më të egër që ka pasur Europa dhe ka qenë ajo e Enver Hoxhës.

Kjo është vetëm si të vjelësh ryshfete në të 4 anët e Shqipërisë. Ky njeri i ka tejkaluar, ligje, kushtetutë, norma morale dhe çdo gjë. Ky njeri i ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre.

I thoshte nxënësi në Kolonjë, shkollën e meremetove, por brenda bankat janë si janë, sepse vetë udhëton me çarter. Internet nuk kemi, sepse blihen instilacione 4 milionë. A mundet një njeri të tallet me një popull në këtë mënyrë, nuk mundet.

E them edhe njëherë, tani jemi në betejë dhe secili demokrat e demokrate, duhet ta konsiderojë se ne jemi në betejë.”-tha Berisha.