Berisha: Rama i ka kaluar limitet! Protesta më e fuqishme është ajo që strukturohet me sindikata

125
Sigal

Kryetarari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një takim me sindikatat se forma më e fuqishme e protestës siç ka provuar historia, është ajo që strukturohet me sindikata.

Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka kaluar çdo llojë limiti ndërsa shtoi se edhe Enver Hoxha ka qenë 3 herë më i përmbajtur në abuzime se sa kreu aktual i qeverisë.

Ju e shifni mirë se çfarë ndodh me çmimet, se si varfëroren shqiptarët nga muaji në muaj me rritjen e çmimeve. Dhe kjo nuk ndodh në Maqedoni, nuk po flas për Gjermaninë, e cila caktoi 45 miliardë euro vetëm për të përballuar rritjen e çmimeve për qytetarët e vet.

Po marrim Maqedoninë e Kosovën. A kemi të drejtë të krahasohemi me Kosovën? Kemi plotësisht të drejtë të krahasohemi.

Kjo para që merret me rritjen e çmimeve, është paraja e dhimbjes së qytetarëve. Kosova ua kthej, u kthej 100 euro për pensionistë, për studentë, për punonjësit e administratës dhe dyfishim të ndihmës ekonomike. Dhe ky tallet, vetëm tallet. Dha 50 milionë, 3 herë më parë dhe ato nuk e merr vesh kush si i shpërndanë.

Edi Rama ka kaluar çdo lloj limiti. Ju garantoj se diktatori i fundit shqiptar ka qenë 3 herë më i përmbajtur në abuzime se sa është sot Edi Rama. Edi Rama tejkalon çdo standard. Shkon e blen instilacionin 4 mln euro, sikur ta ketë oborrin e Surrelit dhe u thotë gazetarëve se nuk i jap kujt llogari unë se çfarë bëj me fondet publike, sikur janë fonde personale të familjes së tij.

Pra në të katër anët sot bien sirenat e revoltës, urrejtjes ndaj kësaj qeverie. U them një gjë, qoftë zyrtarisht dhe privatisht, në çdo takim dhe bisedë gjej vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinjtë, të moshuarit, biznesmenët e vegjël, edhe tek ata të mesëm dhe të mëdhenj, që janë të ndershëm.

Ky takim është mjaft i rëndësishëm, sepse forma më e fuqishme e protestës siç ka provuar historia e Shqipërisë dhe jo vetëm e saj, është ajo që strukturohet me sindikata. Ju garantoj se do të kenë mbështetjen totale të PD, Frontit të Shpëtimit të Shqipërisë dhe opozitës.

Sindikata e Arsimit të Lartë është hedhur në betejë, e pedagogëve. Në datën 5 tetor, kanë shpallur grevën e përgjithshme, protestën, por le të pyesin veten, a janë mësuesit më mirë? Jo mësuesit janë më keq se pedagogët. Si janë mjekët dhe infermirët, nuk kanë qenë kurrë siç janë sot.”-tha Berisha.