U dogj brenda barakës që shërbente si vendroje, ndërron jetë 57-vjeçari

132
Sigal

Ka ndërruar jetë 57-vjeçari Ilirian Xhani, i cili mbrëmjen e të martës u dogj brenda një barake që shërbente si vendroje në fshatin Çukë të Sarandës.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies së rëndë 57 vjeçari u dërgua me ambulancë për në spitalin e traumës në Tiranë. Por ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës pa mbërritur në Tiranë.

Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohë që trupi i tij është dërguar përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko – ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës  rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “ish-ushqimorja”, në Çukë, bashkia Sarandë, në një magazinë elektro-shtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku ai po qëndronte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.