Berisha: Protesta e 7 korrikut, emocionuese pjesëmarrja. Më e madhja pas ‘Nano ik’!

120
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehet se protesta e 7 korrikut ishte surprizuese për nga pjesëmarrja. 

Ai vlerësoi maksimalisht pjesëmarrjen në tubimin përpara Kryeministrisë duke theksuar se nuk i priste aq mbështetës në shesh, dhe për më tepër atë nivel pjesëmarrje nga rinia e vendit.

“S’kishte të bënte në mënyrë absolute me askënd tjetër, përveçse Edi Ramën. mendoj se si protestë ishte pa dyshim jashtë parashikimeve të mia, sepse koha në të cilën e thirra, në kushtet më të vështira që kam thirr ndonjëherë protestë, por koha kushtet duhet t’i pranojë nuk duhet t’i shmangë. Edhe po të vinte gjysma e tyre unë do t’i përulesha me nderim më të madh.

Aty erdhën ndoshta në protestën më të madhe në 30 vite. Unë dy mbaj mend më të mëdha. Mbaj mend të dytën “Nano ik” dhe këtë. Kësaj here edhe sot më kanë ardhur njerëz në zyrë dhe më kanë thënë ne ishim te bashkia. Dhe i thash a dëgjonit.

Më tha po, akustika ishte shumë e mirë. Kjo tejkaloi çdo lloj parashikimi dhe kishte një specifik tjetër shumë pozitive, pra dominohej nga të rinjtë.

Së dyti s’mund të kishte asnjë qëllim tjetër përveç Edi Ramës dhe unë në gjithë karrierën politike e shpall kundërshtarin për herë të parë në jetën time armik”.