Berisha: Për herë të parë kemi kandidatë që përfaqësojnë anëtarësinë dhe jo xhepin e kryetarit

256
Sigal

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të primareve në 6 bashkitë ku do të ketë zgjedhje të pjesshme vendore në 6 mars. 

Berisha shkruan në Facebook se procesi i primareve nxori për herë të parë kandidatë që përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë së PD dhe jo xhepin e kryetarit të radhës.

“Votimi i sotem na ndan perfundimisht nga praktikat korruptive e klienteliste te Lulzim Braves per percaktimin e kandidateve. Ky votim na ndan nga pazaret dhe na afron me demokratet, qytetaret dhe me vete fitoren!”, shkruan Berisha.

Deklarata

Te dashur miq,
Kam kenaqesine t’ju njoftoj se sapo ka perfunduar ne te 6 bashkite e vendit procesi i primareve duke nxjerre keshtu per here te pare kandidate qe perfaqesojne vullnetin e anetaresise se Partise Demokratike dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit te radhes. 

Ky proces eshte nje zhvillim shume i rendesishem per PD, jo vetem se respekton voten dhe vullnetin e lire te anetaresise por dhe i tregon kandidatit fitues se suksesi ne politike tani e tutje nuk do te matet me humorin apo mardhenien me kryetarin por me sherbimin dhe mardhenien qe ai do t’ju ofroje demokrateve dhe qytetareve. 

Votimi i sotem na ndan perfundimisht nga praktikat korruptive e klienteliste te Lulzim Braves per percaktimin e kandidateve. Ky votim na ndan nga pazaret dhe na afron me demokratet, qytetaret dhe me vete fitoren! 

Nuk mund te kete fitore pa nje aleance te gjere me demokratet e qytetaret dhe nuk mund te kete nje aleance me ta nese, nuk degjon zerin e tyre. Sot demokratet votuan te lire dhe vendosen! Une falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese duke i dhene dinjitet kesaj gare. Falenderoj mijera demokrate qe u drejtuan kutive te votimit duke i dhene legjitimitet fituesit! Uroj perzemersisht fituesit e primareve te sotme dhe u kerkoj atyre te bashkepunojne perulesisht me kandidatet e tjere, me demokratet dhe gjithe qytetaret, per te zgjeruar dhe forcuar potecialin e tyre ne perballjen me kundershtaret tane ne zgjedhjet e 6 Marsit. Vetem te bashkuar do te mund te risjellim shpresen dhe fitoren. Suksese [✌🏻]