Berisha: Kokaina rekord në Durrës, për klanin e vëllezërve Rama. Pse Xhafaj prishi provat

381
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e Qeverisë Edi Rama lidhur me sasinë rekord të kokainës të sekuestruar në Durrës, disa ditë më parë. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se droga e fshehur në kontejnerët me banane ishte e adresuar nga Kolumbia direkt për Olsi Ramën.
Më tej, Berisha thotë se me urdhër të kryeministrit Rama, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prishi provat dhe bllokoi hetimin për kokainën në Durrës.
“Dramatike dhe ogurzezë për shqiptarët është se droga e ardhur nga Kolumbia në sasinë më të madhe të mbërritur në portretet e Ballkanit, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën. Ishte adresuar për klanin e vëllezërve Rama, ishte drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane. Arriti në portet e Italisë, ku u zbërthyer, dhe erdhi për Olsi Ramën në 19 shkurt. Unë nuk e bëj këtë për politikë, por sepse më 28 shkurt u përsërit identik “Xibraka”, në të cilin Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë. Njëlloj siç veproi Saimir Trafiku, veproi në Durrës edhe Fatmir Xhafaj. Me urdhër të Eamës prishi provat, bllokoi hetimin”, tha ish-kryeministri Berisha.