Berisha: Këtij regjimi i mungojnë vetëm kampet e përqëndrimit

116
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për “persekutimin” e punonjësve të administratës. Gjatë një takimi me ish-punonjës të administratës, Berisha tha se këtij regjimi i mungojnë vetëm kampet e përqëndrimit.

Sipas tij, qeveria ka vendosur një regjim antishqiptar dhe sillet ndaj qytetarëve si pushtues i huaj.

Berisha: I bëtë radiografinë e plotë këtij regjimi, këtij sistemi që dhunon liritë dhe të drejtat e qytetarëve njësoj sa një diktaturë përveçse nuk ka kampet e përqëndrimit dhe burgjet politike siç kishte diktatura e Enver Hoxhës. Në të gjitha aspektet e tjera, ky është një regjim i diferencimit politik, një regjim antishqiptar që sillet ndaj shqiptarëve njësoj si një pushtues i huaj. Sillet ndaj shqiptarëve duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë.

Duke përdorur një spastrim masiv bazuar kryekëput në parime klasore. Edi Rama ka projektuar këto vite në shoqërinë shqiptare dhe në administratën e këtij shteti, keqësinë shpirtërore që trashëgon nga etërit e vetë. Keqësi e cila në raport me njerëzit e tjerë, administratën dhe qytetarët, kishte tipar kryesor përçmimin dhe shpërfilljen.

Më pas armikun e klasës. Nuk janë trajtuar përveç burgjeve dhe kampe, më keq të persekutuarit në diktaturë se sa jeni trajtuar ju në këto vite. Edhe atyre ua hiqnin vendin e punës, ju mohonin shkollën. Të gjitha këto i keni pësuar edhe ju. Kush jeni ju, çfarë jeni ju. Jeni gra dhe buirra që meritoni një medalje nderi për shërbimet e jashtëzakonshme që i keni bërë vendit me përkushtimin tuaj.

Përkushtimi juaj bëri të mundur që shqiptarëve t’u dyfishohen rrogat dhe pensionet. Të dalin për herë të parë me rrogën mesatare më të lartë në krahasim me vendet e Ballkanit, përveç Greqisë. Shqipëria u bë një ndër vendet më të sigurta në rajon. Ju bëtë që Shqipëria të kishte një klimë biznesi ndër më miqësoret.