Përfshihen nga zjarri kodrat e fshatit Zvërnec

114
Sigal

Zjarri ka përfshirë këtë të Hënë kodrat e fshatit Zvërnec, në afërsi të urës që lidh ishullin.

Flakët janë duke u përhapur, duke djegur ullinj si dhe pemë frutore.

Në vendngjarje mësohet se ndodhen dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Aty janë gjithashtu edhe tetë punonjës zjarrfikës, të përhapur në zonë.