Rama në Samitin e BERZH: Ekonomitë tona s’konkurrojnë dot vetëm, na duhet ndihmë

511
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka ende punë për të bërë sa i takon klimës së biznesit. Teksa ishte i pranishëm në zyrat qendrore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, në Londër ku po mban punimet Samiti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se vendi ynë ka nevojë për kemi ndërmarrë reforma të shumta strukturore.
Në fjalën e tij në këtë samit, shefi i qeverisë shqiptare theksoi se duhet të krijojmë klimë të mirë biznesi ndërsa shtoi se performanca ekonomike është përmirësuar ndjeshëm. Ai theksoi se procesi i Berlinit që nisi dy vjet më parë po rezulton një event shumë i rëndësishëm.
Presidenti i BERZH-it, Sir Suma Chakrabarti i cili hapi konferencën nënvizoi çështjet kryesore me çështjet kryesore. Samiti mblodhi bashkë kryeministrat e rajonit duke përfshirë Shqipërinë, Bosnja dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Sigal