Berisha: Edhe 3 ditë nga Kuvendi, bashkohuni me ne në ditëlindjen e PD

229
Sigal

Sali Berisha, nismëtari i Lëvizjes për forcimin e Partisë Demokratike, ka sjellë në vëmendje të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë në përgjithësi se kanë mbetur vetëm tre ditë deri në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, që do ta bëjë partinë më të bashkuar dhe më të hapur. “Edhe 3 ditë deri në Kuvendin e PD-së” shkroi Berisha në Fb.

Ndërkohë, degët e PD-së në të gjithë vendin po prezantojnë dita-ditës, emrat e delegatëve të tyre që kanë vendosur t’i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit të drejtuar nga Sali Berisha dhe që rezultojnë shumica dërrmuese.

Në një mesazh që Berisha ka bërë më herët, ai ka shprehur në Fb falenderimin për degët që publikuan së fundmi, pjesëmarrësit e tyre: “Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Librazhd dhe Prrenjas për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!”

Image