Ironia e Manjanit: Sipas Lulit, deputetët duhet t’i zgjedhë prokuroria

194
Sigal

Nga Ylli Manjani

“20 vite burg për atë që zgjidhet me vota të vjedhura”- propozon Luli.

Vazhdon bën politikë me Kodin Penal, SPAK e prokurorinë. E çfarë politike pa?! Burg për të zgjedhurin dhe dekoratë për hajdutin!!! Më shumë burg për një të zgjedhur sesa për një dhunues apo pastrues parash fjala vjen… Se ata që refuzojnë të dëshmojnë para drejtësisë nuk i përmend…

Dmth, po nuk të zgjodhi Luli deputet, duhet të të zgjedhë Prokuroria!!! Ndryshe nuk quhet. Populli s’ka asnjë rol në zgjedhje!!!

Po ta lemë mënjanë budallëkun në atë që propozon, si ka mundësi që një politikan proçesin elektoral e quan gjithmonë proces penal?!

E ka fiksim që t’i çojë të gjithë të zgjedhurit në prokurori.

Ndoshta ngaqë shkon vetë shpesh andej dhe me ç’duket do të duhet të vijojë të shkojë për kohë të gjatë, i duket normale që atje duhet të shkojnë të gjithë…

Dmth ky as ka e as pati ndonjëherë haber në politikë. Zaten prandaj vetëm humb.

****

Shih mor zotni ndonjë punë tjetër se megjithmend s’qenke për këtë punë!

Merre seriozisht idenë e dorëheqjes dhe të nevojës emergjente që ke për të mësuar si të bësh politikë pa Prokurori e Kod Penal!

Dhe mos refuzo dëshminë para drejtësisë, si fillim!

Shko iher atje, dëshmo, pastaj na trego për propozimet hajvançe që ke në kokë!

Pffffff….