Berisha denoncon: Ja kush është oficeri i policisë në Shkodër që shet kokainë

587
Një punonjës policie në Shkodër ka denoncuar kolegun, pasi sipas tij merret me shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e punonjësit të policisë në Shkodër, i cili thotë se oficeri i policisë me emrin ‘Loshi’ është pjesë e një grupi që merret me shitjen e kokainës dhe për këtë është në dijeni edhe Drejtori i Policisë Vehbi Bushati dhe paraardhësi i tij. Statusi i plotë: 

Narkopolicia që shet kokaine! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. 
Sb “Prsh z.Berisha unë që po ju shkruaj jam një punonjës i policisë pranë D.V.P Shkodër por për shkak të rrezikut që mund të ketë pasoja dua të mbes anonim. Dua të denoncoj një rast që për këtë është në dijeni edhe Drejtori i Policisë Vehbi Bushati dhe paraardhës të tij .Ka të bëjë me implikimin e një oficeri policie që e thërrasin “Loshi” dhe disponon automjetin tip Benz ngjyrë blu me targa SH 8301 C, i cili është pjesë e një grupi që merret me shitjen e kokainës. Ky polici qëndron në ambientin ku është baza e këtij grupi që është një lokal në lagjen Perash në qendër të Shkodrës. Tek lokali shkojnë çdo ditë persona të ndryshëm, të cilët blejnë doza kokaine dhe që iu shiten nga vetë pronarët e këtij lokali, të cilët kanë mbrojtjen e policit në fjalë. Ju lutem z. Berisha dua të mbes anonim, por e denoncova rastin, sepse ka mbi 1 vit që këto persona punojnë pa i hyrë ferrë në këmbë.”
Sigal