DASH dhe agjencitë e SHBA i kufizojnë Ramës informacionin e klasifikuar “Top sekret”. Si u urdhërua Etilda Gjoni të bëhej pjesë e ansamblit të McGonigal në Vjenë. Zbardhen dëshmi të ish së dashurës e ish agjentit të FBI: Darka në Nju Jork kushtoi 10 mijë USD, ja çfarë më pyeti FBI për kryeministrin shqiptar
Pas zbulimit të skandalit, dyshimet se Edi Rama ka qenë përcjellës i informacioneve të klasifikuara në “adresa të zeza” brenda e jashtë Shqipërisë, janë përforcuar nga fakti, se grupe mafioze e eksponentë të botës së errët të krimit që ka skeduar SHBA në rajonin tonë, në disa aksione të rëndësishme, kanë qenë një hap para veprimit të FBI, DEA, EUROPOL…
DASH dhe agjencitë partnere amerikane të sigurisë e luftës kundër krimit të organizuar që mbikqyrin Shqipërinë e Rajonin, i kanë dhënë një goditje të fortë e të heshtur Edi Ramës.
Megjithëse është kryeministër i një vendi të NATO, amerikanët kanë kufizuar dhënien e informacioneve të klasifikuara, duke hequr nga skeda e informimit të tij, të dhënat “Top sekret” që kanë lidhje me aktivitetin special të FBI, CIA, DEA etj.
Shkak është dyshimi, se kryeministri Edi Rama, në bashkëveprim me ish-shefin e kundër-zbulimit të FBI, Charles McGonigal, ka cënuar besueshmërinë dhe sigurinë e konfidencialitetit, për informacionet që i janë dërguar, ose që i ka marrë në rrugë të ndërmjetme nga n/strukturat.
Deri tani, FBI ka informuar DASH e NATO, se Charles Mcgonigal dhe Edi Rama, gjatë 6 viteve miqësi mes tyre, kanë bërë pjesë të informacioneve sekrete zyrtare, dy biznesmenët Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur në biznese e aktivitete kompromentuese me grupet mafioze në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Mali i Zi, Azerbajxhan dhe me oligarkët rusë e kinezë.
Edhe ish-dashura e McGonigal, ka deklaruar para drejtuesve të FBI e hetuesve federalë amerikanë, se Charles Mc Gonigal i ka përcjellë shpesh Edi Ramës, informacione konfidenciale të pa autorizuara nga FBI, të cilat i ka marrë nga agjencia ku ishte shef, ose nga burimet e raportuara prej strukturave të tjera amerikane në vendet e BE, Shqipëri e Rajon.
Pas zbulimit të skandalit, dyshimet se Edi Rama ka qenë përcjellës i informacioneve të klasifikuara në “adresa të zeza” brenda e jashtë Shqipërisë, janë përforcuar nga fakti, se grupe mafioze e eksponentë të botës së errët të krimit që ka skeduar SHBA në rajonin tonë, në disa aksione të rëndësishme, kanë qenë një hap para veprimit të FBI, DEA, EUROPOL.
Amerikanët nuk e kanë shkëputur bashkëpunimin me kryeministrin, por 6 muaj para arrestimit të Charles McGonigal, kanë seleksionuar gradualisht, informacionin e klasifikuar që i dërgojnë si kryeministër, dhe njëherazi kanë marrë me rezervë informacionet e dërguara nga Edi Rama.
Kufizimi i informacionit nga DASH, FBI e agjencitë partnere amerikane të sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar, filloi në muajin korrik 2022, kohë kur FBI dorëzoi dosjen me hetimet për Charles McGonigal.
Që atëherë, korrespondenca speciale, filloi me Drejtorin e Policisë, Gledis Nano dhe shefin e SHISH, Helidon Bendo që ishte në SHBA, të cilët nuk është rastësi, që Edi Rama i shkarkoi në një ditë, duke i zëvendësuar me Rrumbullakun e Saliut dhe Këshilltarin e tij, Oljan Kanushi.
Kujtojmë që për shkarkimin e Gledis Nanos, reagoi DASH nëpërmjet ambasadores Yuri Kim; e cila e konsideroi shkarkimin një gabim të kryeministrit Rama, ndërsa Gledis Nanon e quajti bashkëpunëtor korrekt e të vlefshëm të SHBA, në luftën kundër krimit të organizuar.
Tani, edhe SHISH-it e policisë së Shtetit, informacionet “Top sekret”, SHBA ia dërgon me “një burim të mbyllur”; që do të thotë, se po u shpërndanë në burime të tjera të paautorizuara prej tyre, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe krye-spiuni Oljan Kanushi, do të përgjigjen para drejtësisë amerikane për cënim bashkëpunimi. Pamfleti

Si u urdhërua Etilda Gjoni, ish ministrja e Drejtësisë, të bëhej pjesë e ansamblit të McGonigal në Vjenë
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në mbledhjen e grupit parlamentar se e implikuar në aferën Rama-McGonigal është edhe ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni. Ai iu referua hetimeve private që bënte Charles McGonigal në kryeqytetin austriak.
“Studentët e Ekuadorit u derdhën në rrugë, vetëm se një ministër i tyre doli i lidhur me dy mafiozë shqiptarë dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë.
A mundet ne të pranojmë që nuk bëhet fjalë për dy mafiozë dosido, por për një krim-ministër që porosit asgjësimin e opozitës te vrasës me pagesë.
Dosja shqiptare e Rama-gate apo Rama-McGonigal po bëhet gjithnjë e më e rëndë.
Menaxher i saj direkt është Edi Rama, për aq sa Duçka me pasaportë diplomatike dhe adresë qeveritare, ishte këshilltari personal i Edi Ramës. Për aq sa Duçka, transportonte nga Europa në SHBA, dëshmitarë të rremë apo të vërtetë, që do dëshmonin kundër opozitës në hetimin privat që McGonigal kishte urdhëruar.
Ai arriti të angazhojë prokurorë nga Ministria e Drejtësisë së SHBA dhe i sillte në Vjenë.
Ndërkohë Rama, urdhëronte Etilda Gjonin, ministren e Drejtësisë, të ishte pjesë e këtij ansambli në Vjenë.
Prandaj Rama ka frikë dhe tmerr nga hetimi, prandaj gënjen kur thotë se nuk ka qenë. I them se ka qenë dhe me asgjë nuk e fsheh dot këtë,”- tha Berisha.

Dëshmia e ish të dashurës: Darka Rama-McGonigal në Nju Jork kushtoi 10 mijë dollarë, ja çfarë më pyeti FBI për kryeministrin shqiptar
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, e cila me anë të një e-mail nisur në llogarinë e FBI-së, zbuloi dy aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, për lidhje me oligarkun rus Oleg Deripaska dhe korruptimin me 225 mijë euro për llogari të kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka folur sërish për mediat amerikane. Pasi rrëfeu edhe në mediat shqiptare detaje nga takimet e Ramës me McGonigal dhe faktin se ata komunikonin shpesh në telefon pasi e cilëson miq njëri-tjetrin, Guerriero në një intervistë për rrjetin amerikan “One America Neës”, ka pohuar se është marrë në pyetje nga drejtësia amerikane. Ajo ka rrëfyer se është pyetur nga FBI lidhur me paradhënien e ish-partnerit të saj me kryeministrin Edi Rama.“Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB”, rrëfeu ish e dashura e McGonigal.
E pyetur nga gazetarja Caitlin Sinclair ajo zbuloi një detaj që nuk e kishte përmendur në intervistat e mëparshme, që lidhet me një nga darkat e Ramës me agjentin e FBI-së në Nju Jork, pak pas mbylljes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Charlie më tha, ndonëse nuk e di a mund t’i besoj më ato që më thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”, zbuloi Allison Guerriero. Allison tha se në atë kohë mendonte se McGonigal ishte përfshirë në gjëra të dyshimta, por sot është e bindur që ish-agjenti i FBI-së është një tradhëtar.
Allison tha se në emailin që i kishte dërguar për FBI ku shprehte dyshime ka kërkuar specifikisht që të hetojnë lidhjet e tij me Shqipërinë.“U thashë të shihnin punët që po bënte në Shqipëri. Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”, deklaroi Guerriero.E pyetur se a ka aktorë të tjerë janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se sigurisht ka edhe të tjerë, duke shtuar se FBI do i shkojë deri në fund pasi ‘ata duan të rikthejnë besueshmërinë’ te institucioni.“Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet. Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen”, u shpreh ish e dashura e zyrtarit nën hetim të FBI-së.


















