Me flamuj dhe pankarta kundër qeverisë, protestuesit mblidhen përpara godinës së Kuvendit

108
Sigal

Ka nisur zyrtarisht protesta e thirrur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë përpara Kuvendit.

Qytetarë të shumtë me flamuj dhe pankarta në duar janë mbledhur në ambientet përballë Parlamentit.

Ndërkohë në hyrje të Kuvendit deputetët e përjashtuar të opozitës kanë nisur përplasjet me përfaqësuesit e Gardës së Republikës, të cilët nuk po lejojnë hyrjen e tyre në Kuvend.

Kujtojmë se 6 deputetë të opozitës u përjashtuan për disa ditë nga punimet e Kuvendit, me arsyetimin e prishjes së qetësisë në Kuvend dhe moslejimin e zhvillimit normal të punimeve në seancë.