Vasili: LSI nuk ka ndërhyrë për të pasur anëtarë në Gjykatën Kushtetuese

513
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar për lajmet ku përmendet kjo forcë politike në lidhje me Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë. Sipas Vasilit, LSI-ja nuk ka kërkuar të ketë asnjëherë anëtarë në këto dy Gjykata të rëndësishme për shtetin.

”Çdo lajm idiot që pretendon se LSI-ja ka kërkuar të ketë anëtar në Gjykatën Kushtetuese në rastin më të mirë është debilitet dhe në rastin më të keq është kapje poshtëruese nga qeveria. Edhe dokumentet e cituara s’kanë asnjë lidhje me asnjë kërkesë të LSI për anëtarë në Kushtetuese por kanë qenë thjesht propozime në kuadrin e Reformës në Drejtësi”.

Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI-së ka nënvizuar se Gjykata Kushtetuese kishte treguar integritet të lartë dhe paanësi dhe nuk kishte arsye që ajo të shpërbehej dhe të lihej vendi pa Gjykatë. ”Është e qartë që kapja dhe supa e rilindjes i detyron disa të flasin si idiotë por në asnjë rast kjo nuk është meritë por neveri”.

Ja postimi i plotë:

LSI nuk ka pasur kurrë dhe as ka kërkuar të ketë asnjëherë anëtarë as në Gjykatën Kushtetuese dhe as në Gjykatën e Lartë. Çdo lajm idiot që pretendon se LSI-ja ka kërkuar të ketë anëtar në Gjykatën Kushtetuese në rastin më të mirë është debilitet dhe në rastin më të keq është kapje poshtëruese nga qeveria.

Edhe dokumentet e cituara s’kanë asnjë lidhje me asnjë kërkesë të LSI për anëtarë në Kushtetuese por kanë qenë thjesht propozime në kuadrin e Reformës në Drejtësi.

LSI-ja ka nënvizuar se Gjykata Kushtetuese kishte treguar integritet të lartë dhe paanësi dhe nuk kishte arsye që ajo të shpërbehej dhe të lihej vendi me vite pa Gjykatë Kushtetuese. Është e qartë që kapja dhe supa e rilindjes i detyron disa të flasin si idiotë por në asnjë rast kjo nuk është meritë por neveri.