Berisha: Basha të mbarojë mandatin dhe të marrë një pushim të gjatë

193
Sigal

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia e PD-së.

I pyetur nga gazetarët nëse do të mbështeste Bashën ndonjëherë, Berisha u shpreh se nuk do ta bënte më, pasi ai nuk e meritoi as mbështetjen e tij as të demokratëve.

Ai u shpreh se Basha të mbarojë mandatin e deputetit dhe të marrë një pushim të gjatë.

‘Nuk do ta mbështetja, se tetë vite kryeta njeriu e rindërton e ndryshon veten tetë herë dhe pas tetë vitesh del se vetëm 19% e anëtarësisë kanë votuar për kryetarin, ai është katastrofë.

Më mira ta sosë këtë mandat dhe të marrë një pushim të gjatë. Dhe një sqarim, se këtë dosjen e mbyllur ia paska mbyllur një prokuror që pasi e mbylli sot të nesërmen dha dorëheqjen’, deklaroi lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.