Berisha: Arrestimi i Fullanit akt mafioz, të gjithë në hetim

447
Sigal

TIRANE – Ish kryeministri Berisha flet për herë të parë për arrestimin e Fullanit duke e vlerësuar si një “akt mafioz”

“Arrestimi i Fullanit është një akt stalinist i një shteti policor, i një klike mafioze të cilin e dënoi me ashpërsinë më të madhe. Mund të ketë qytetar që nuk e pëlqen ndofta këtë deklaratë..Si do ju dukej ju të arrestoheshit pa ju pyetur qoftë edhe një minutë si e keni emrin. Kjo ndodh vetëm në klika policeske në shtete policeske. Kërkoj hetim të gjithanshëm të të gjithë atyre që janë në bankë të lidhur ose të palidhur me këtë akt të shëmtuar, por të arrestosh guvernatorin për mllefe politike sepse këto i ke përshkruar tek “Kurbani”. Mbështes një hetim të plotë transparent, por s’pranoj një arrestim policesk stalinist”, -u shpreh ish-kryeministri Berisha. Këto deklarata ish-kreu i qeverisë i bëri përpara memorialit të deputetit demokrat të vrarë 16 vjet më parë Azem Hajdari. Në sinkron me vlerësimet për veprat dhe kontributin e Azemit për lirinë e shqiptarëve, Berisha shprehu mbështetjen e tij dhe ndaj ish-guvernatorit Fullani për mënyrën se si ai ka drejtuar bankën…edhe pse sipas prokurorisë që urdhëroi arrestimin e tij për shpërdorim detyre, Fullani ndër të tjera, nuk kishte hartuar për vite me radhë rregullore në departamentin e Emisionit ku ndodhi dhe vjedhja e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari në Linzë. “Me Fullanin s’më ka lidh gjë përveç punës, e ka propozuar Partia Socialiste dhe e kemi rimandatuar. Dhe e kemi bërë këtë sepse Fullani ka ruajtur me fanatizëm pavarësinë e bankës, të shkoni të shikoni sa para i ka dhënë qeverisë së Berishës dhe sa para të tjera i janë dhënë qeverive të tjera nga banka, janë 3-4 -5 herë më të mëdha se ato që na janë dhënë ne”, tha Berisha. 

NOA