Beqiraj: Serbia përfituesi më i madh; Si do ndikojë mini-Shengeni në ekonomi?

276
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, foli për Mini-Shengenin Ballkanik dhe si do të ndikojë në ekonomi. Beqiraj theksoi se Serbia është përfituesi më i madh, sidomos ekonomikisht, për shkak se eksporton më shumë se çdo vend ballkanik.“Me Kosovën, do isha për treg të përbashkët dhe të lehtësojmë tregtinë, nga dokumentet dhe procedurat, që pengojnë nëpër dogana dhe të kemi kufij të përbashkët, të kemi një ndalesë e jo disa. Serbia do jetë përfituesi më i madh sepse eksperton më shumë në rajon e do jetë përfituesja më e shpejtë, në rast se kemi bashkim doganor.

Unë mendoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet që t’i futen kësaj rruge, nuk duhet bashkim doganor, por të kemi treg të përbashkët. Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë, Shqipëria nuk e ka këtë gjë. Ne nuk dimë ku të shkojmë, është akrobaci politike, pa përfitim ekonomik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk mund të ketë bashkim doganor mes vendeve tona, për shkak të nivelit ekonomik të shteteve ballkanike. Ne duhet të thellojmë CEFTA-n. Të gjitha vendet e rajonit duhet të punojnë shumë me ekonomitë e tyre të brendshme. Iniciativa është e rrezikshme, do humbim kohë më kot”, u shpreh Beqiraj.