Ben Blushi: Kjo qeveri praktikisht humbi shumicën në korrik

442
Sigal

 

Deputeti tashmë i
larguar nga Partia Socialiste Ben Blushi beson se bashkëjetesa mes Ramës dhe
Metës është vetëm formale.

Në një intervistë dhënë
mbrëmë për “Opinion” të tv Klan Blushi thotë se kjo qeveri praktikisht humbi
shumicën në korrik, në vigjilje të votimit për reformën në drejtësi.

Ben Blushi: “Kjo qeveri
praktikisht humbi shumicën në korrik, në vigjilje të votimit për reformën në
drejtësi. Ishte një krizë e dukshme mes rilindjes dhe LSI-së, për gati një javë
qeveria pothuajse ra. Nga 71 të domosdoshëm ishin rreth 63-64 mandate. Në atë
ngushticë numrash sigurisht që pati njerëz që erdhën për të kërkuar votën. Kemi
kërkuar vetëm një gjë. Erdhën kërkuan se çfarë do bënim nëse do kishte mocion
nga Saliu dhe Ilir Meta. I kemi thënë vetëm një gjë, ka vetëm një rrugë që të
ktheni zgjedhjet në PS dhe të korrektoni cilësinë e qeverisjes. Korrektim do të
thotë të ndryshosh rrugë.

Pyetje: A pati konflikt
mes Ramës dhe Metës në ato momente?

Ben Blushi: Unë kam
përshtypjen se bashkëjetesa e tyre pothuajse është prishur, është formale, por
nuk më takon të komentoj. Jane problemet e tyre.