BE flet për votime, jo për zgjedhje në 30 qershor

460
Sigal

Misioni i BE-së në Tiranë, ka dalë me një deklaratë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas BE çdo qytetar duhet të votojë i lirë, ndërkohë që çdo akt dhune do të jetë i papranueshëm, duke anashkaluar kështu situatën politike në vend dhe duke konsideruar zgjedhjet e 30 qershorit një proces normal, ndërkohë që nuk është aspak kështu.

Deklaratë e Delegacionit të Bashkimit Evropian

Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen.

Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor 2019 ishte e paqësore dhe të njëjtat parime dhe vlera demokratike duhen ruajtur këtë fundjavë. Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitjeje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo lloj rrethane. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese. Procesi i votimit do të vëzhgohet nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODIHR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.