Basir Çollaku: Punonjës të OSHE-së dhe eksponentë të Partisë Socialiste bëhen bashkë në zonën e Bushkashit për qëllime elektorale, policia në mbrojtje të tyre

28
Sigal

Pronarë dhe përdorues i kam identifikuar për pak minuta, ndërsa policia se di!!!?Çfarë duan këta zyrtarë bashkë në furgon dhe fuoristradë nëpër fshatra ??! Dhe fakti njëmilionë dollarësh!! Furgoni a është ndaluar, apo ka ardhur vetë?! Sepse 4 orë pas njoftimit ai nuk ka qenë në mjediset e komisariatit.Për 4 orë a ka pasur ndonjë lavazh hapur?! Për 4 orë bëhen shumë punë! Për katër orë mund dhe ta djegësh mjetin!

 

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Dibër, Basir Çollaku ka denoncuar një rast implikimi të punonjësve të OSHE-së me funksionarët e Partisë Socialiste në zonën e Bushkashit -Mat gjë që është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe me marrëveshjen midis Spak , KQZ-së dhe Prokurorisë për implikimin apo shit-blerjen e votës nga zyrtarët dhe funksionarët e administratës. Ja denoncimi i plotë i Basir Çollakut: Një njoftim i pacunguar për njoftimin policor!! Ky është njoftimi i pilicisë së Komisariatit Mat  pas kallzimit të bërë dje nga unë. Natyrisht reagimi për marrjen e kallëzimit të deklarimeve janë bërë korrekt. Disa të dhëna të cilat duhet të ishin shënuar. Në terren mjetin e kam fotografuar në orën 17 e 52 minuta. Me shefin e Komisariatit Ervis Sançolli, kam komunikuar me ëhatsup, sepse në thirrje telefonike nuk dëgjohej, dhe nuk gjeti mundësi të ritelefononte më pas ndoshta nga angazhimet. Salla operative e Komisariatit të Policisë më ka telefonuar në orën 19 e 16 Unë kam shkuar në Komisariat për të bërë kallzimin në orën 20. Kam dalë nga Komisariati rreth orës 21 e 10. Në mjetet furgon dhe fuoristradë kanë qenë punonjës të OSHE të Njësisë administrative Ulëz, dhe eksponentë të Partisë Socialiste. Të cilët i kam me emra disa ua kam thënë edhe Policisë-   Komisariati i Policisë Mat. Pronarë dhe përdorues i kam identifikuar për pak minuta, ndërsa policia se di!!!?Çfarë duan këta zyrtarë bashkë në furgon dhe fuoristradë nëpër fshatra ??! Dhe fakti njëmilionë dollarësh!! Furgoni a është ndaluar, apo ka ardhur vetë?! Sepse 4 orë pas njoftimit ai nuk ka qenë në mjediset e komisariatit.Për 4 orë a ka pasur ndonjë lavazh hapur?! Për 4 orë bëhen shumë punë! Për katër orë mund dhe ta djegësh mjetin!! Herën tjetër do jem më konkret. Ju premtoj miq të Policisë dhe Prokurorisë!! Ky mjeti ishte sot aty ku ishte furgoni dje! Për policinë kjo!!! Njoftim: Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kantidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shpërndanin produkte të ndyshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike. Menjëherë pas administrimit të kallzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., sëbashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.Të gjitha veprimet janë kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.