Basir Çollaku: Dokumenti/ Soros diktoi Reformën në Drejtësi

Në frur, (shkurt) të vjetit 2015, Kuvendi bën ujdi bashkëpunimi me Fondacionin Shoqëria e Hapur, “Sorosi” për Shqipërinë. Me target dorëvënien në drejtësi. Duket në tekst se kush është shefi. Dhe firmëtarja e pushtetit, ish sekretarja e Kuvendit Albana Shtylla, gradohet më vonë në krye të Komisionit të Posaçëm të Apelimit pavarësisht se ishte përcaktuar ndryshe në shkresa.

Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një histori Noc Rrokësh, siç sokëllin Rama i tretë në grahmat kur i rrotullohen arrestet me breshëri, në parti, qeveri, bashki dhe në shtëpi.

Në frur, (shkurt) të vjetit 2015, Kuvendi bën ujdi bashkëpunimi me Fondacionin Shoqëria e Hapur, “Sorosi” për Shqipërinë. Me target dorëvënien në drejtësi. Duket në tekst se kush është shefi. Dhe firmëtarja e pushtetit, ish sekretarja e Kuvendit Albana Shtylla, gradohet më vonë në krye të Komisionit të Posaçëm të Apelimit pavarësisht se ishte përcaktuar ndryshe në shkresa.

NOA

Po si u përzje Soros në këtë mesele ligjesh??

Ku duket qartë epërsia diktuese e tij. Me një projekt të gatshëm siç ata kanë dashur. Ekspertët ndërkombëtarë me formim ku thërret qameti e gjysëm për më tepër kanë qenë në përballje e akuza ligjore nga EULEX në Kosovë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Opozita, PD duhet të bëjë transparencë të plotë të këtyre akteve ku shihet se kush është Noc Rroku i reformës. Të gjithë ekspertët nga Sadushi, Ibrahimi, Ina Rama, Albana Shtylla, e mjaft të tjerë ku sundojnë sigurimsat, u bënë drejtues të institucioneve ndryshe nga sa ishte përcaktuar në draft.

Ku duket qartë epërsia diktuese e tij. Me një projekt të gatshëm siç ata kanë dashur. Ekspertët ndërkombëtarë me formim ku thërret qameti e gjysëm për më tepër kanë qenë në përballje e akuza ligjore nga EULEX në Kosovë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Duhet të bëhet transparencë të plotë të këtyre akteve ku shihet se kush është Noc Rroku i reformës. Të gjithë ekspertët nga Ibrahimi te Ina Rama.

Marrëveshja:

Memorandumi- Bashkëpunimi nëpërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë

1-Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Soros, në vijim Fondacioni, do të bashkëpunojë me Kuvendin me qëllim të sigurojë mbështetjen për realizimin e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, si dhe të strukturave funksionale që janë ngritur në asistencë të tij me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara në vendimmarrjen e këtij Komisioni, duke mundësuar zhvillimin e një reforme profesionale dhe cilësore në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira vendase dhe ndërkombëtare

2- Kuvendi merr përsipër mundësimin dhe garantimin e një procesi gjithpërfshirës transparent dhe politikisht konsensual, pjesë e së cilës do të jenë të gjithë partitë politike, institucionet e sistemit të drejtësisë, dhe sistemit arsimor të kësaj fushe, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, subjektet e tjera të interesuara dhe opinioni publik.

3- Në kuadër të zbatimit të këtij Memorandumi dhe projektit bashkëlidhur palët marrin përsipër këto të drejta dhe detyrime:

3/1

Fondacioni “”Soros” ofron

3.1.1

Mbështetje në ekspertizë profesionale.

  1. a) Fondacioni do të përfaqësohet me një ekspert në Grupin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë.

b ) Do të ketë një përfaqësues të tij në zyrën e Sekretariatit Teknik, i cili do të menaxhojë në shërbim të Fondacionit progresin e zbatimit të projektit, do të asistojë dhe këshillojë zyrën e Sekretariatit Teknik për koordinimin e saj.

Firmosur

Për Kuvendin Albana Shtylla

Për Fondacionin Andi Dobrushi

Pika sqaruese:1.

Projekti bashkëlidhur këtij Memorandumi si pjesë përbërëse e tij, specifikon veprimtaritë që do të ndërmerren nga ana e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi, dhe strukturat në varësi të tij, të cilat do të mbështeten nga Fondacioni OSFA, projekt i cili është miratuar me vullnetin e përbashkët të palëve…