Bashkimi i opozitës në 1 listë,  garanti i përmbysjes së madhe

247
Sigal

Intervistë me Prof.Dr. Kastriot Islami, ish- kryetar i Parlamentit / Tre muaj para zgjedhjeve qytetarët shqiptarë duken të motivuar për pjesëmarrje masive për të sjellë përmbysjen e Rilindjes dhe partive paterica të krijuara nga Rama. Opozita ka në dispozicion edhe 7% të votuesve që e urrejnë Rilindjen të cilët së bashku me socialistët e mërzitur e shikojn LSI-në si strehën e tyre. Kryeministri na la jashtë BE-së sepse nuk do të zbatojë 15 kushtet për hapjen e negociatave

Bashkimi i madh i Opozitës në 1 listë, më i vështiri, por më garanti i Përmbysjes së Madhe

GAZETA TELEGRAF/Intervist me Prof.Dr. Kastriot Islami, ish- kryetar i Parlamentit / Tre muaj para zgjedhjeve qytetarët shqiptarë duken të motivuar për pjesëmarrje masive për të sjellë  përmbysjen e Ramës. Opozita ka në dispozicion edhe 7% të votuesve që e urrejnë Rilindjen të cilët së bashku me socialistët e mërzitur e shikojn LSI-në si strehën e tyre. Rama na la jashtë BE-së sepse nuk do të zbatojë 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish kryetar i Parlamentit në intervistën për gazetën “Telegraf” , duke analizuar sondazhet e fundit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, shprehet se shqiptarët duken shumë të motivuar, për të marrë pjesë në zgjedhje, për të ndryshuar situatën. Prof. Islami, si ekspert i fushatave elektorale, pohon se opozita duhet të “fitojë” 7% të elektoratit, që duket ende i pavendosur. Prof. Islami pohon se Rama stimulon “partitë e reja të opozitës”, që ato të realizojnë “rolin gërryes” të elektoratit të Djathtë dhe shton se socialistët e “mërzitur:” do t’i bashkohen LSI-së, ndërsa të djathtën e pavendosur do të gjejnë “strehë” tek PD-ja. Prof. Islami shpreh mendimin se Opozita e Bashkuar me 1 listë mund të marrë më shumë mandate. Sulmet e kryeministrit Rama ndaj Bashkimit Europian, me pretekstin e vaksinës anticovid-19, nxjerr në pah qëndrimin coherent të tij kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që ka mbajtur 4 vite në opozitë dhe 8 vjet në qeverisje.

“Rama është i interesuar që “partitë e vogla/të reja të së djathtës” të fillojnë të shfaqen në sondazhet e ardhshme, sepse kështu ato do të provonin tezën e tij diversioniste se është realizuar “roli i tyre gërryes” i elektoratit të djathtë”

– Prof Islami, çfarë tregojnë sondazhet e ditëve të fundit?

– Mesazhet nga dy sondazhet e fundit janë ato që presin shumica e qytetarëve. PD është rritur ndjeshëm nga zgjedhjet e 2017, PS është zvogluar dukshëm. Kurse roli “king maker” i LSI, që mbetet më përmasa të njëjta jo vetëm konfirmohet por edhe theksohet. Ka ende votues të pavendosur, por kanë më shumë gjasa të votojnë për partitë opozitare. Gjë që do të thellontë rezultatin e zgjedhjeve. Por që që kjo të ndodhë duhet që partitë opozitare:

-Të vendosin kandidatë cilësorë,

– Të bëjnë një fushatë në funksion të interesave të votuesve,

– Të përsosin organizimet e tyre elektorale.

– Të maksimalizojnë votat e mandatet me synim përmbysjen e Ramës që besoj se realizohet përmes konkurimit të vështirë, por të mundshëm me një 1 listë elektorale të mirëkoordinuar e motivuese për  çdo parti e kandidat.

 Duke parë 2 sondazhet e fundit, si e lexoni dëshirën e votuesve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit?

 Sondazhi për të cilët ju me pyesni përmbajnë disa mesazhe. Lidhur me pyetjen tuaj mund të them se tre muaj para zgjedhjeve qytetarët shqiptarë duken shumë të motivuar dhe angazhuar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe duket se kanë shumë shpresë së gjëndja do të ndryshojë, siç e dëshërojnë ata.

 A mendoni se kjo do të përkthehej në një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje?

 Nga analiza e “fotos” së kësaj gjëndje duket se tendenca votuesve është për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje. Por që kjo të ndodhë duhet që forcat politike, veçanërisht ato opozitare, duhet të vazhdojnë të punojnë intensivisht, pavarësisht dinamikës pozitive e në favorin e tyre të dukshëm krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017. Vetëm kshtu do të mundej që tendenca e një pjesëmarrjeje të lartë në zgjedhje të kthehej në realitet. Pjesëmarrja e lartë e votuesve në zgjedhje do të konfirmonte edhe suksesin e madh e të padiskutueshëm të opozitës në zgjedhjet, gjë që duket qartas edhe nga “fotot” e këtyre sondazheve.

“Tre muaj para zgjedhjeve qytetarët shqiptarë duken shumë të motivuar dhe angazhuar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe duket se kanë shumë shpresë së gjëndja do të ndryshojë, siç e dëshërojnë ata”

– Ajo që vihet re, përveç 59%  e votuesve shprehen se fitorja e opozitës është shpresë për Shqipërinë, akoma më shumë, deri në 66% e votuesve shprehen se Shqipëria me Ramës është në drejtim të gabuar, i cili flet shumë e punon pak. Sipas jush, kush mund t’i fitojë votat e votuesve të lëkundur në 25 prill?

– Ndryshe nga çfarë përpiqet prej kohësh Rama të përhapë se “të gjithë janë njëlloj”, prandaj nuk ja vlen të ketë ndryshim, duke tentuar në këtë mënyrë t’i kthejë votuesit në të pashpresë, për të penguar kështu rrotacionin. Sepse Rama ka bindjen e thellë se  mungesa e shpresës të votuesit opozitarë do të shkaktonte “frustim” dhe për rrjedhojë humbje të besimit se ”ky vënd mund të bëhet” dhe për rrjedhojë ata do të përpiqeshin për shkak të stanjacionit politik pra të mosndryshimit të largoheshin nga vëndi, gjë që Rama e nxit me politikat dhe sjelljet e tij. Sondazhi tregon se rreth 59 përqind votuesve shqiptare kanë shpresë, ndryshe nga çfarë dëshrëron e vepron Rama. Të gjithë votuesit opozitarë kanë shpresë se opozita do të sjellë ndryshimin që ata e dëshërojnë dhe ëndërrojnë. Madje, po ky numër votuesish opozitarë, madje më i lartë së ai shoresëplotë, në masën 66 përqind, japin edhe arsyen e ndryshimit, se ‘Shqipëria me Ramën në krye është në drejtimin e gabuar”. Se Rama është mjeshtër i fasadës dhe s’punon, por vetëm bën propagandë në median që e kontrollon.

– Çfarë përfaqëson diferenca mes 66 përqind e që 59 përqind?

– Mendoj se janë 7 përqind të votuesve që “janë shumë të mërzitur me Ramën”, por duket se ende nuk kanë shpresë për ndryshim. Ky është një mesazh i qartë dhe i fortë për opozitën. Thënë më troç, opozita ka në dispozicion edhe 7 përqind të votuesve që e “urrejnë” Ramën dhe në asnjë rast nuk do ta votonin atë, por ende nuk e kanë ndarë mëndjen, nëse do të votonin për ndonjë nga partitë e opozitës. Dhe nëse edhe këto 7 përqind do t’i bashkëngjiteshin trenit të “shpresës”, atëherë rreth 2/3 do të votonin për opozitën, duke siguruar kështu një fitore të madhe apo thënë ndryshe përmbysjen e rregjimit të drejtuar nga Rama që e ka çuar vëndin në “drejtimin e gabuar” apo s’bën asnjë punë, por veçse propagandë e llafe…

“Përmbysja e Ramës besoj se realizohet përmes konkurimit të vështirë, por të mundshëm me një 1 listë elektorale të mirëkoordinuar e motivuese për  çdo parti e kandidat”

– Po votues të pavendosur a rezultojnë ngë këto 2 sondazhe? Dhe çfarë tendence do të kishte sjellja e tyre, pra do të votonin për Rilindjen, apo për opozitën, apo nuk do të votonin fare?

– Nga këto 2 sondazhe rezultojnë edhe mjaft votues të “lëkundur”, që janë qoftë të socialistë të të mërzitur në ekstrem nga “Rama e Rilindja” qoftë edhe opozitarë ende të paqartë për veprimet e opozitës; por nga një analizë më e thellë rezulton që me siguri të lartë këta të “pavendosur” nuk do të shkonin tek Rama. Ka dy mundësi, së pari një pjesë e tyre të mos votonte, kurse pjesa më e madhe të votonte për përtitë opozitare. “Socialistët e mërzitur” shikojnë më shumë si strehë të besueshme LSI, kurse të djathtët e pavendosur shikojnë më shumë si strehë PD dhe aleatët e saj. Nëse këta të pëvendosur do të marrin vendimin për të votuar në cdo rast, atëhëre me probabiltet shumë të lartë të gjithë ata do të votonin për opozitën, pra për LSI, PD dhe aleatët e tyre. Që kjo të ndodhë, duhet që partitë opozitare të punojnë shumë e të tregohen të kujdesshëm, duke mos bërë asnjë apo shumë pak  gabime; kështu  kjo tendencë rezultonte në favorin e tyre. Vetëm gabimet e opozitës mund t’i “detyronte” të pavendosurit të mos merrnin pjesë në zgjedhje, sepse në asnjë shans Rama nuk do të arrinte t’i bindte të votonin për Rilindjen.

“Opozita ka në dispozicion edhe 7 përqind të votuesve që e “urrejnë” Ramën dhe në asnjë rast nuk do ta votonin atë, por ende nuk e kanë ndarë mëndjen, nëse do të votonin për ndonjë nga partitë e opozitës”

– Cila mënyrë e bashkëpunimit të Opozitës së Bashkuar do t’i maksimizonte votat?

– Pyetja që shtrohet në këtë rast është pak më komplekse: cila do të ishte mënyra më e mirë e bashkëpunimit që opozita të sigurontë më shumë mandate? Jo thjesht më shumë vota! Sepse mund të ndodhë që opozita me dy lista të marrë më shumë vota se opozita me 1 listë, por `të marrë më pak mandate. Gjë që përcaktohet nga kalkulimet e mandateve. Për të futur opozitën ose më saktë partitë opozitare në këtë dilemë, që lidhet me përgjigjen e pyetjes “duhen grumbulluar më shumë vota apo duhen siguruar më shumë mandate?”, Rama, si hileqar dhe tinzar, prishi marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dhe miratoi në mënyrë të njënashme “heqjen e mundësisë së konkurimit me koalicion” të partive politike. Se cili variant sjell më shumë mandate apo çon në fitore është një pyetje që ka një përgjigje të tillë: konkurimi i opozitës me 1 listë është shumë më i vështirë për t’u realizuar në terren, sesa konkurim me 2 lista. Por nëse realizohet me siguri sjell me shumë gjasa më shumë mandate, sesa konkurimi më dy lista, që jo vetëm duket, por edhe është më i lehtë për t’u realizuar në praktikë. Si çdo gjë në të jetë, fitorja më e madhe dhe më e gjërë e opozitës kërkon më shumë punë, ka më shumë vështirësi për t’u arritur dhe ka më shumë rreziqe përballë…! Unë mendoj se me vullnet  dhe me shumë punë opsioni me 1 listë arrihet dhe ky opsion, nëse aplikohet me sukses do të garantonte një fitore të madhe, ose më saktë përpmbysjen e madhe që presin votuesit opozitarë.

“Nëse edhe këto 7 përqind do t’i bashkëngjiteshin trenit të “shpresës”, atëherë rreth 2/3 do të votonin për opozitën, duke siguruar përmbysjen e rregjimit të drejtuar nga Rama që e ka çuar vëndin në “drejtimin e gabuar”

– Shikojmë nga sondazhet, që partitë e tjera të vogla, të ashtuquajtura të “opozitës së re” kanë përqindje të papërfillshme në elektorat.Mos vallë është strategji e Ramës, që të përçajë opozitën, duke stimuluar parti të dala nga e Djathta?

– Nga sondazhet rezulton se asnjë nga partitë e “opozitës së re” sidomos atyre të dala nga e djathta, ende nuk është e dukshme në sondazh me shifra. Por, duke patur parasysh se rreth shumë votues janë ende të pavendosur deri në këto momente nuk do të thotë automatikisht se ato do të mbeten të “padukshme” deri në fund, por as që do të bëhen të dukshme apo fituese të mandateve. Nëse PD punon mire, atëherë “partitë e vogla të opozitës së djathtë” do të mbeteshin të parëndësishme. Nëse PD do të punonte jo mire, apo do të bënte gabime, apo nëse partitë e vogla opozitare të djathta do të punonin fort, atëherë ato do të fillonin të shfaqeshin në sondazhet e tjerë dhe eventualisht edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Rama është i angazhuar maksimalisht dhe i interesuar që “partitë e vogla/të reja të së djathtës” të fillojnë të shfaqen në sondazhet e ardhshme, duke u bërë të dukshme në shifra, sepse kështu ato do të provonin tezën e tij diversioniste se është realizuar “roli i tyre gërryes” i elektoratit të djathtë, gërryerje, që do të çonte në uljen e numrit të mandateve të opozitës në disa qarqe dhe për rrjedhojë rritjen e mandateve të Rilindjes në këto qarqe, gjë që ka qënë qëllimi i Ramës që nga momenti i përdorimit të tyre, kur u bënë ndryshimet e njënashme kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

“Socialistët e mërzitur” shikojnë më shumë si strehë të besueshme LSI, kurse të djathtët e pavendosur shikojnë më shumë si strehë PD dhe aleatët e saj”

– Prof. Islami, a është rastësi, që në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe kur Shqipëria pret hapjen e negociatave, kryeministri Rama të sulmojë vazhdimisht Bashkimi Europian?  

– Kjo është një temë shumë që për të zbardhur të vërtetën do të kërkonte një përgjigje të gjatë. Në mënyrë të thjeshtë duhet patur parasysh se Rama ka qënë dhe është kundër porcesit të integrimit, sepse gjykon se hapja e negociatave me BE do të ishte një darë e fortë që do ta shtërngonte Ramën të plotësonte kushtet e hapjes së negociatave që është një hap progresi drejt anëtarësimit në BE. Rama është konseguent kundër integrimit të Shqipërisë në BE dhe ka mbi 10 vjet, 3 vjet në opozitë dhe 7,5 vjet në pushtet që e minon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo nuk është propaganda, por një realitet që mbështetet në fakte kokëforta. Jam i gatshëm t’i bëj të gjitha prezente së bashku me argumentat racionalë.

“Konkurimi i opozitës me 1 listë është shumë më i vështirë për t’u realizuar në terren, sesa konkurim me 2 lista. Por nëse realizohet me siguri sjell me shumë gjasa më shumë mandate, sesa konkurimi më dy lista”

– Prof. Islami, përse Rama gjeti këtë moment të sulmojë BE për vaksinën?

– Është e vërtetë se Rama e ka bërë këtë sulm në këto momente për çështjen e vaksinimit. Sepse Rama ka dështuar edhe me menaxhimin e pandemisë, gjë që e ka prezente fondacioni FORBES në një studim për 200 shtete në botë, por edhe me vaksinimin e popullsisë.  Si gjithnjë, Rama kërkon edhe në këtë rast tja hedhë fajin të tjerëve, në rastin konkret BE dhe më konkretisht Francës. Sepse në të kundërtën, duke pranuar këto dështime do të duhej njëkohësisht të pranonte dhe fajin për këto keqmenaxhime. Kjo do të mjaftonte të largohej nga pushteti. Lidhur me dështimin e Ramës në procesin e sigurimit të vaksinës Pfeizer, është e qartë se përgjegjësi i vetëm ai dhe askush tjetër. Nga analiza e këtij dështimi rezulton se Rama, ose duhet të pranojë se ka qënë i paaftë për ta siguruar vaksinën, ose i papërgjegjshëm për të bërë marrëveshjet e nevojshme në momentin e duhur…

“Rama ka qënë dhe është kundër porcesit të integrimit, sepse gjykon se hapja e negociatave me BE do të ishte një darë e fortë që do ta shtërngonte Ramën të plotësonte kushtet e hapjes së negociatave”

– Zoti Islami, a mendoni se prapa këtij sulmi fshihet diçka tjetër që ka të bëjë me vaksinimin e shqiptarëve?

– Në media kam dëgjuar se ekziston një dyshim tjetër i madh i qytetarëve prapa kësaj loje makiavelike të Ramës me vaksinimin e shqiptarëve, përmes së cilës kërkohet t’i hidhet faji BE apo Francës për mos sigurimin e vaksinës nga qeveria shqiptare. Duket se ky dyshim lidhet me mos vaksinimin e shqiptarëve, duke nxitur njëkohësisht frikën e panikun e tyre nga infektimi për shkak të mos-vaksinimit me vaksinën Pfezier. Në këtë rast dyshimi lidhet me faktin që Rama, përmes lidhjeve të tij të fuqishme me Vuçiç apo të tjerë, po tenton të sjellë në vendin tonë vaksinat ruse apo kineze, meqë BE na la në baltë! Dhe t’i detyronte në këtë mënyrë shqiptarët të pranonin nga halli të vaksinoheshin me këto 2 vaksina, siç po ndodh në Serbi.

– Faleminderit!