Ekspertët e Komisionit të Venecias nisin takimet me ekspertët

460
Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë nisur takimet në Tiranë për të diskutuar draftin e rishikuar të amendamenteve kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi.
Prej orës 11:15 ata ndodhen në Kryesinë e Kuvendit në një takim me ekspertët e nivelit të lartë.
Pasditen e sotme pritet të takohen me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.
Ekspertët e Komisionit të Venecias do të qëndrojnë dy ditë në Tiranë, ku ditën e nesërme do të japin edhe një konference për mediat.
Ky draft është përgatitur në bazë të rekomandimeve të bëra nga opinionet e Komisionit të Venecias të miratuara në dhjetor 2015.
Opinioni përfundimtar mbi draftin e rishikuar do të përgatitet në shkurt dhe do prezantohet në mars.
Drafti i hartuar nga ekspertët e lartë e Komisionit për Reformën në Drejtësi u dërgua në Komisionin e Venecias sëbashku me verejtjet dhe opinionet e PD dhe LSI.
Sigal