Bashkim Dedja rizgjidhet në mënyrë unanime kryetari i ri i Gjykatës Kushtetueses

517
Bashkim Dedja është rizgjedhur në mënyrë unanime në krye të Gjykatës Kushtetuese. Njoftimi është bërë nga vetë Gjykata Kushtetuese, ku pas procesit të votimit, Bashkim Dedja u rizgjodh në krye të këtij institucioni.
“Sot në datën 03.10.2017, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese votuan unanimisht zgjedhjen e z. Bashkim Dedja Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sigal