Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zotuar para të rinjve në aktivitetin e organizuar nga Fryma rinore demokratike se do të kufizojë mandatin kryeministrit.
Basha tha se do e bëjë realitet një gjë të tillë në parlamentin e ardhshëm ose me referendum. Sipas kryedemokratit dy mandate janë mjaftueshëm për të dhënë kontribut për vendin.
“Pse duhet të kemi pushtetarë të përjetshëm. Dy mandate janë të mjaftueshme për të dhënë kontribut të vlefshëm. Pas këtyre mandateve çdo kush mund të japë kontribute të tjera nëse ka akoma për të dhënë. Por duhet tu hapet rrugë të rinjve. Zotohem se përmes parlamentit të ri ose me referendum do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit. Kini besim tek fuqia juaj. Kini besim se koha juaj ka ardhur. Ju jeni bijtë e atyre që mposhtët totalitarizmin më të egër të Europës. Do të ndryshojmë të ardhmen e Shqipërisë. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi”, u shpreh ndër të tjera Basha.


















