Beogradi po kthen idenë e “Serbisë së Madhe” / Presidenti i Malit të Zi: Me Vuçiç nuk flas

233
Sigal

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç akuzon lidershipin në Beograd se me politikën e viteve të fundit po tenton që të rikthejë Serbinë e Madhe. Kjo sipas kreut të shtetit malazez po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje.

“Në një ose dy vitet e fundit, Serbia i është rikthyer politikës së saj të viteve ‘90 që duke pretenduar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të rrezikuar në rajon, ajo në të vërtetë po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje dhe duke shpallur në mënyrë të qartë, por në dukje kamufluar idenë e saj për rindërtimin e një Serbia të Madhe” tha ai.

Presidenti malazez u shpreh se nuk ka asnjë komunikim me presidentin serb Vuçiçin. “Kur shkoj për vizitë private në Beograd, nuk telefonoj asnjë nga kolegët e mi në qeverinë e shtetit në Serbi” tha ai.