SHBA jep miratimin / Vaksina e Pfizer dhe BioNTech përmbush të gjitha kriteret

222
Sigal

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), konfirmoi efikasitetin e vaksinës të Pfizer.

FDA ka publikuar sot një analizë të detajuar të vaksinës anti-Covid të Pfizer dhe BioNTech.

Në analizën e nxjerr nga FDA, vaksina e Pfizer dhe BioNTech është e sigurtë dhe se do të miratohet për përdorim emergjent shumë shpejt.

Sipas tyre vaksina është 95% efektive kundër COVID-19 dhe do të merret në tre doza.

Ata shtuan se nuk ka shqetësime të forta për sa i përket aprovimit të vaksinës dhe fillimin e vaksinimit të qytetarëve por po studiohen ende efektet që mund të ketë kjo vaksinë te gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe personat me sistem imunitar të dobët.