Rome – Shqiptari u mbyt në lumë, u hodh t’i shpëtonte policisë në Itali

515
Gjëndet në lumin Tevere pranë qytezës “Città di Castello” trupi i pajetë i një 21 vjecari shqiptar.

Ai është hedhur në lumin Tevere gjatë natës së të shtunës duke e gdhirë dita e dielë, për t’i shpëtuar kontrollit të policisë pasi së bashku me një shokun e tij, kishin grabitur një bar kafe në lagjen La Mattonata, të këtij qyteti,

Pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e djalit. një 19 vjecarë ka referuar në polici se është ai bashkëpunëtori në grabitje me shqiptarin duke treguar dhe vendin ku ata ishin hedhur në lum.

Pas dy ditë kërkimesh në ujë. policia italiane ka mundur të rekuperoj trupin e pa jetë të shqiptarit, rreth 2 km nga vendi i hedhjes.
Pritet kryerja e autopsisë për identifikimin zyrtar të viktimës.
Sigal