Po transportonin emigrantë të jashtëligjshëm / Dy persona në pranga

216
Sigal

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të jashtëligjshëm.

Mësohet se në pranga kanë rënë B.S., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe F.N., 30 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar,kanë tentuar të transportojnë 4 shtetas emigrantë të paligjshëm në qytetin e Tiranës me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian”, njofton Policia.

Sakaq në cilësinë e provës janë sekuestruar edhe një makinë dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.