Basha takim me Donald Lu: Problemi kryesor, korrupsioni qeveritar

488
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për medit menjëherë pas përfundimit të takimit me ambasadorin amerikan, Donald Lu. Basha ka deklaruar se në fokus të takimit kanë qenë reformat në vend, si ajo e dekriminalizimit dhe e drejtësisë. Për PD, ka shtuar Basha, Reforma në Drejtësi është dhe do vazhdojë të jetë prioriteti kryesor në vend. “Sot diskutuam me ambasadorin Lu me një frymë të hapur mbi reformat në vend. Reforma në Drejtësi është dhe do jetë prioriteti kryesor i PD. Kemi marrë përsipër përballjen përballë keqqeverisjes dhe rrugët e daljes nga kjo gjendje. Implementimi i dekriminalizimit nis ditën e nesërme. Vrasjet mbeten të pazbardhura në vend. Problem, korrupsioni qeveritar, e denoncojmë çdo ditë”, ka theksuar kreu i PD.
Sigal