Basha: Shqiptarët duan stadium e jo biznes për mikun e Ramës

497
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se stadiumin kombëtar do ta shndërrojë në biznes për mikun e tij. Reagimi i Bashës erdhi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se projekti i stadiumit të ri po përbaltet nga ata të cilët premtuan stadium në 100 vjetorin e pavarësisë, por që në të vërtetë e lanë kombëtaren pa shtëpi.
Nga ana tjetër, kreu i PD thotë se shqiptarët duan stadium, e jo biznes.
“Shqiptarët duan stadium, e jo biznes për mikun e Ramës që bëhet pronar i mijëra metrave në zemër të Tiranës, ky thotë kombëtarja. Shqiptarët shohin se si vjedhja qeveritare bëhet çdo ditë me thasë, ky thotë rilindje. Sa për shijet estetike, këto tashmë i dallojnë qartë të gjithë. Ato të Ramës nisin te gjirizet e errëta të rrugës së Kavajës ku kishte zyrat banda e tij e preferuar e përfundojnë te komisari i jugut që dikush e ka shpallur armik të ujit dhe sapunit”, shkruan Basha në Facebook.

Deklarata e Bashës

“Duhet mbajtur mend e fiksuar mire se sot budallallëku i një kryeministri kapërceu çdo vrapim me pengesa për të zënë vendin e parë në galerinë e tuhafeve të motos; ç’më duhet mua se çfarë them unë. Sot Edi Rama shpalli se ai e paska çuar kombëtaren në finalet e europianit. Pa drojë fare e bëri të veten dhe këtë meritë, si të qe tender apo koncesion. Po ia plasin gazit i madh e i vogël, paçka se ky qëndrim është i rëndë dhe hedh poshtë mundin, sakrificën, talentin e djemve të kombëtares, të ekipit, stafit drejtues. Edhe ata që presin topat pas porte e dinë çfarë kontributi ka Edi Rama në këtë histori suksesi. Po të dëshpëruarit bëjnë deklarata të dëshpëruara. Pasi e ngjiti Shqipërinë në krye të listës europiane të drogës, me Tahirin, Shullazin e Habilajt, pasi instaloi korrupsionin në çdo zyrë, pasi e bëri vendin më të inkriminuar në planet, pasi futi skamje e varfri në popull, e vetë me bandën e hajdutëve kapi majat e luksit, me gjithë këtë bilanc të zi që është drejtpërdrejt puna e vepra e tij, rreket ta vërë emrin te e vetmja gjë e mirë që ka ndodhur, dhe thotë se ai e paska dërguar Shqipërinë në Francë 2016. Marifet i dalë boje për të larguar vëmendjen nga plagët e mëdha të shoqërisë. Shqiptarët shohin se si ky kumbar ngriti një perandori krimi me Shullazin, me zhvatje, plaçkitje, me eksploziv e armë te koka, ky bërtet reforma. Shqiptarët duan stadium, e jo biznes për mikun e Ramës që bëhet pronar i mijëra metrave në zemër të Tiranës, ky thotë kombëtarja. Shqiptarët shohin se si vjedhja qeveritare bëhet çdo ditë me thasë, ky thotë rilindje. Sa për shijet estetike, këto tashmë i dallojnë qartë të gjithë. Ato të Ramës nisin te gjirizet e errëta të rrugës së Kavajës ku kishte zyrat banda e tij e preferuar e përfundojnë te komisari i jugut që dikush e ka shpallur armik të ujit dhe sapunit”, u shpreh Basha.
Sigal