Armida Basha: Dua që politika shqiptare të jetë në shërbim të popullit tim

688
Fillimisht u bë e njohur në shumë klipe muzikore të këngëtarëve të njohur shqiptarë, si p.sh Sinan Hoxha e shumë të tjerë. Por nuk u kënaq me pak. Më pas vendosi të ndjekë studimet përkatëse në degën e koreografisë. Gjithashtu ka marrë mësime private me të madhin, (të ndjerin) Agron Aliaj. Ndërkaq, vazhdimisht është e ftuar speciale në shume evente dhe aktivitete me muzikë live në Shqipëri e Diasporë … 
-Keni ndonjë peng deri tani? 

Them se jo. Jam e realizuar. 

-Je këmbëngulëse në jetë? 

Shumë. Pa këtë këmbënguljes s’do të bëja asgjë. Besoj tek vetja, por edhe tek ata që i quaj të besuar. 
-Ku pëlqeni t’i bëni pushimet?

Në det. Pikërisht në bregdetin shqiptar. E admiroj bregdetin tonë. 
-Ju pëlqen politika?

Aspak! Dua që politika shqiptare të jetë në shërbim të popullit tim. Kjo më intereson nga politika.
-Sekreti i bukurisë suaj?

Jetë e rregullt, punë, fitness, ushqim pa teprime, korrektesë, lëvizje. 
-Veshja juaj e preferuar? 

Ditën vishem në mënyrë sportive. Në mbrëmje serioze, sipas vendeve ku do të shkoj. 
-Firma e preferuar e veshjes?
Rrobat i vesh të firmave “Kavali” dhe “Kabana”. 

Parfumi i preferuar? “Chanel”, “Dior” janë më të preferuarit. 
-Çfarë vlerësoni tek një njeri? 

Sinqeritetin, korrektesën. Janë cilësi që i vlerësoj. 
-A janë femrat (brenda profesionit) më xheloze se meshkujt? 

Po, janë. Sidomos valltaret . Kjo vjen edhe pasi është shtuar numri i valltareve kohët e fundit . Ndihem mirë kur më xhelozojnë.
-Në jetë keni bërë arritje. Po të ktheheshe pas në jetën tënde do doje të ndryshoje diçka? 

Asgjë. Besoj se kam vepruar drejt në çdo kohë dhe situatë. Jam përpjekur të gjejë rrugën më të mirë në jetë. Ndoshta dhe kam gabuar, por gabimet janë pjesë e jetës. 
-Hobi juaj? 

Tatuazhet, muzika dhe udhëtimet 
-Opinioni juaj për komunitetin gay? 

100 % pro, tashmë gjërat kanë evoluar dhe nuk ka pse të ketë paragjykime. 
-Keni pasur një të kaluar të çmuar, keni prekur disa profesione të ndryshme si balerinë, modele dhe valltare. A ka ndonjë profesion tjetër që do të dëshironit të provonit ? 

Jam shumë e lumtur për çdo mundësi që më është dhënë në jetë. Mendoj se në çfarëdo profesioni të isha, do të bëja më të mirën time që të arrija sa më lart dhe të isha e suksesshme. Duke qenë natyrë ambicioze, asnjëherë nuk jam kënaqur me mediokritetin. Baletin e kujtoj si një pasion të vegjëlisë. Ndërsa modelingu dhe televizioni besoj se do të jenë pjesë e imja për një kohë të gjatë në të ardhmen. Unë mendoj për një karrierë afatgjatë dhe me ndikim e jo për diçka të shkurtër vetëm për të rënë në sy.
Sigal