Basha: Rama gati të shkatërrojë procesin zgjedhor që të mbajë pushtetin

497
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur një mënyrë tjetër komunikimi me qytetarët duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre në rrjetet sociale.

Basha deklaroi se opozita jashtëparlamentare i qëndron ende idesë për krijimin e qeverisë tranzitore pa kryeministrin Rama, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të tyre, Basha tha se qëllimi i PD-së është që vendit t’i kthehet besimi në ekonomi.

“Po, votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë një nga pikat që do të kërkohet nga PD dhe opozitat e bashkuar. Ne kemi parë se si mund të ndërtohet një sistem i tillë. Votimi elektronik, ky proces garanton që procesi të jetë i barabartë. Ai është gati që të shkatërrojë procesin zgjedhor që të mbajë pushtetin (Rama). Ne i kemi parashtruar në 16 shkurt të vitit të kaluar, kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Na japin dhe leksione. Ata janë hajdutë të zgjedhjeve. Qeveria tranzitore është garanci dhe pa Ramën kryeministër”,- tha Basha