Basha: Pro qëndrimit amerikan për Lindjen e Mesme

551
Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, u shpreh se “Shqipëria ka konsoliduar në 27 vite, një qëndrim të rreshtuar krah qëndrimit amerikan për çështjet e Lindjes së Mesme”. Për herë të parë Shqipëria ka ndryshuar qëndrim dhe është rreshtuar me shumicën e vendeve të BE-së”, theksoi Basha. Sipas Bashës, Shqipëria ka mbajtur “një qëndrim i gabuar”. “Kjo çështje ka të bëjë me interesin kombëtar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, të cilat deri sot janë shërbyer vetëm nga një aleat strategjik që janë SHBA-të, pa të cilët nuk do ishim anëtarë të NATO-s dhe Kosova nuk do ishte e pavarur”, nënvizoi kreu demokrat. “Nga ana tjetër – shpjegoi ai – ne kemi një tjetër interes strategjik, atë të anëtarësimit në BE. Por për sa kohë BE-ja nuk e kushtëzoi politikën e vet të jashtme, nuk kishte arsye që Shqipëria të ndryshonte qëndrimin dhe të mos i qëndronte pozicionit amerikan. Jo për mënyrën se si duhet të zgjidhet çështja, por për hir të interesit kombëtar”, shtoi Basha. Gjithashtu, edhe ish-kryeministri Berisha e dënoi veprimin e qeverisë shqiptare në OKB, ndërsa nënvizoi se “Kosova është Jeruzalemi i shqiptarëve”. “Vota kundër SHBA në OKB është pabesi e madhe”, u shpreh Berisha. Në vitin 2012, abstenimi i Shqipërisë në OKB për Palestinën shkaktoi kritikat e forta të qeverisë turke dhe Erdoganit.
Sigal