Basha: Presidenti më njohu me platformën për integrimin javën e parë të prillit

332
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në një intervistë  se me platformën e Presidentit Ilir Meta për integrimin dhe ngërçin politik është njohur gjatë javës së parë të muajit prill. Ai shtoi se Edi Rama gënjen kur thotë që nuk ka pasur dijeni për këtë dokumente.

Pyetje: Presidenti Meta thotë që në datën 8 prill ka prezantuar një platformë të plotë me 8 pika. Ju e keni marrë këtë?

Lulzim Basha: Nuk e kam marrë, por më ka njohur me idenë e tij javën e parë të prillit, nuk më kujtohet data.

Pyetje: Keni biseduar me presidentin Meta për këtë platformë?

Lulzim Basha: Patjetër. I kam parashtruar edhe idetë e mia. I kam thënë që janë 15 pika të Bahkimit Europian. Ky është udhërrëfyesi ynë si opozitë. Edi Rama i ka këto detyra, ishin 5, u bënë 9, tani janë 15. Nuk pres që Edi Rama të arrestojë e të çojë në burg Gjush Dakon me shokë, meqë ka thënë se “nuk m’i cakton Departamenti i Shtetit shokët”, këta janë shokët e tij. Kështu që e vetmja pikë ku opozita është e angazhuar dhe do të bëjë sa të mundet për t’u garantuar shqiptarëve votën, është reforma zgjedhore, ndërkohë që qeveria dhe institucionet e tjera duhet të angazhohen për 14 pikat e tjera. Ky është qëndrimi im, kur Presidenti më njohu me këtë dokument.

Pyetje: Kryeministri Rama tha se nuk është njohur me platformën. Në dijeninë tuaj edhe ai ka pasur dijeni për platformën sikur se ju?

Lulzim Basha: Në emër të Edi Ramës nuk mund të flas. Në emër të tij nuk mund të flas, por nga informacioni që kam është një gënjeshtër e madhe sepse është e pamundur që ky nuk e paska pasur këtë dijeni, por siç i kam thënë Presidentit Meta lodhet kot sepse Edi Rama e ka jetike bllokimin e procesit të integrimit. E ka jetike procesin e bllokimit të procesit të integrimit.

Pyetje: Po pse?

Lulzim Basha: Sepse ecja përpara e procesit të integrimit, në qoftë se ndodh siç ka ndodhur le të themi në Kroaci apo vende të tjera, edhe zullumqarë shumë të vegjël i ka parë para drejtësisë dhe prapa hekura jo më Edi Ramën.