Basha: Pastrimi i Shqipërisë nga droga është emergjencë, në dy ditë Italia kapi 3150 kg

451
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thekson se “pastrimi i Shqipërisë nga droga, trafikantët dhe kumbarët e tyre në qeveri, është një emergjencë”. Duke iu referuar operacioneve të policisë italiane, Basha thekson se vetëm në dy ditë, autoritetet në Itali kanë sekuestruar 3150 kg, që vinte nga portet e Durrësit e të Vlorës.
“Policia italiane ka njoftuar kapjen e 3150 kg drogë në dy ditët e fundit, drogë e grumbulluar, e paketuar, e ngarkuar dhe e transportuar nga portet e Durrësit e të Vlorës. Ky është shteti i Edi Ramës. Njerëzit revoltohen për këtë valë drogë e gelim të trafikantëve, kumbarët në qeveri shqetësohen që ngarkesa prej dhjetëra milionë eurosh u kap. Është emergjencë pastrimi i Shqipërisë nga droga, trafikantet dhe kumbarët e tyre në qeveri.”- deklaroi Basha.
Sigal