Basha në Slloveni: BE-ja të monitorojë reformat e sundimin e ligjit edhe në Shqipëri

389
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ishte dje i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë dhe në fjalën e tij, kryetari i opozitës shqiptare ka prekur disa tema, që në Shqipëri janë më se aktuale. Kryetari i PD-së Basha theksoi se imediate në vend është rikthimi funksional i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka folur edhe një herë për aktin e djegies së mandateve parlamentare. “Ne ndërmorëm një akt ekstrem, duke djegur mandatet, për t’i rënë kambanave të alarmit ndaj krimit dhe korrupsionit të lidhur me qeverinë. Për shtetin e të drejtës dhe të një shteti që lufton krimin dhe korrupsionin. Basha, ka kërkuar nga Sllovenia që Bashkimi Evropian të monitorojë zbatimin e reformave dhe sundimin e ligjit në Shqipëri ashtu siç po bën në Bosnje Hercegovinë. “Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Kërkojmë zbatim real të ligjit, jo fals, zgjedhje të vërteta dhe jo false, një parlament ku qeveria jep llogari dhe jo një media të lirë dhe të pavarur, jo liri false, Kjo është diçka më shumë se zgjedhjet e radhës. Partia ime nuk ka lindur si parti e zakonshme, lindi si lëvizje e Rinisë, ne nuk synojmë thjesht pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit”, – u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.