Basha mohon mbledhjen e firmave për poste drejtorësh në qeveri

213
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgënjeshtruar deklaratat e Sali Berishës, se Basha ka mbledhur firmat duke u premtuar demokratëve poste në drejtori dhe në kabinetin qeveritar Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjes në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit dhe po përpiqet sipas tij t’i poshtërojë ata duke përhapur lajme të rreme.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, shkruan Basha.

Më herët Berisha, nga Tropoja, akuzoi Lulzim Bashën së gjatë ditëve të fundit sipas tij po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste në kabinetin Rama.

“Sulmet për Lulzim Bashën nuk i kurseu edhe sonte. “Dy ditët e fundit peng kryetari po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës. Le ti themi futuni në qeveri si tradhtarë, por do ju përmbysim në një kohë të shkurtër”, tha Berisha.