Aksident në Korçë, furgoni përplaset me makinën, dy të plagosur

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, ndërsa dy persona raportohet se janë plagosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Velitërnë të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në këtë vend janë përplasur një furgon me një mjet tjetër.
Në vendin e ngjarjes ndodhen dy autoambulanca.

Sigal

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.