Alarmi/ Gjaku i pacientëve të shëruar nga koronavirusi, po shitet në vend të vaksinës

390
Sigal

Doza gjaku “të imunizuar” të pretenduara se janë të pacientëve të shëruar nga koronavirusi, po shiten ilegalisht në internet në vend të vaksinës.

Sipas raportimeve, gjaku është vetëm një nga “produktet” që ofrohet teksa persona të paautorizuar dhe anonimë përpiqen të rrisin sa më shumë arkëtimet nga kriza e pandemisë.

Në një raportim të Institutit Australian të Kriminologjisë, thuhet se këto faqe në internet mund të arrihen shumë shpejtë me disa kërkime të thjeshta, të cilat po përdoren nga grupet kriminale për tregtimin e artikujve të ndaluar, shkruan The Sun.

Vaksina të rreme po shiten për rreth 15 000 euro secila, së bashku me mjete personale mbrojtëse si maska, doreza dhe kostume mbrojtëse.

Studiuesi Rod Broadhurst tha se nëse një gjak i tillë injektohet te dikush, ai rrezikon të preket nga koronavirusi.

Barnat e dizajnuara për sëmundje të tjera po shiten gjithashtu me pretendime të rreme se mund të luftojnë coronavirusin, siç janë ilaçet anti-malria hidroksilklorina dhe klorokuina.